Edi Rama në ekspozitën "Reporting House" - Foto: KALLXO.com
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, viziton ekspozitën “Reporting House”
10.6.2024 - 22:03
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar ekspozitën “Reporting House”, që u hap sot, më 10.06.2024, në Prishtinë.
Ai ishte i shoqëruar nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Ekspozita do të jetë e hapur deri në gjysmë të muajit shtator.
Në konferencën për shtyp të realizuesve, kontribuuesve e artistëve të kësaj ekspozite gjatë ditës u tha se “Reporting House” është dëshmi e punës së madhe që kanë bërë gazetarët vendorë e ndërkombëtarë gjatë luftës në Kosovë.
Hapet zyrtarisht dhe për publikun ekspozita “Reporting House”.