Presidentja Osmani duke i dhuruar gur kristali Tony Blair-it - Foto: Presidenca e Kosovës
Vazhdon traditën e Rugovës, presidentja Osmani i dhuron një gur kristali mikut të madh të Kosovës, Tony Blair
Presidentja Vjosa Osmani i ka dhuruar një gur kristali ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair, gjatë një takimi që kanë zhvilluar sot, më 10.06.2024.
Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur se presidentja Osmani me këtë veprim po e vazhdon traditën e ish-presidenti Ibrahim Rugova, i cili figurave të rëndësishme ndërkombëtare që takonte u dhuronte nga një gur kristali.
“Një gur kristali për mikun e madh të Kosovës Tony Blair, për të vazhduar traditën e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova. Faleminderit familjes Rugova për përzgjedhjen dhe dhurimin e gurit!” – thuhet në njoftimin e Presidencës.
Ish-kryeministri i britanik në kohën e luftës së Kosovës, Tony Blair po qëndron në Kosovë në kuadër të aktiviteteve për 25-vjetorin e çlirimit.
Për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës, Tony Blair është shpallur “Qytetar Nderi” i Prishtinës.
Gjithashtu Blair është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.