Real Madrid fillon përpjekjet për transferimin e Hazard

 

Me Zinedine Zidane që ka zëvendësuar Santiago Solarin, duket se skuadra madrilene do ta ketë shumë më të lehtë transferimin e belgut Hazard.

Goal.com shkruan se Real Madrid ka filluar përpjekjet për transferimin e Hazardit në Bernabeu për shumën e 100 milionë eurove.

Hazard ka qenë i lidhur me një transferim në kryeqytetin spanjoll për gjatë dy viteve të fundit, ndërsa ai nuk e ka mohuar se e ka “ëndërr” të luajë aty.

Në anën tjetër Real Madrid janë të interesuar të mbajnë marrëdhëniet pozitive me “blutë” e Londreës, njëjtë siç bën me transferimin e portierit Courtois në vitin 2018, por ajo që i favorizon spanjollët është se kontrata e Hazard me Chelsean shumë shpejtë do të hyjë në vitin e fundit.

Emërimi i Zidanit si trajner i Realit, duket se do të jetë vendimtar për transferimin e Hazardit tek kampionët në fuqi të Champions League.