Prishtina mposhtet përsëri nga Varese dhe eliminohet nga FIBA Europe CUP (Video)

KB Prishtina është mposhtur edhe në ndeshjen e dytë nga Pallacanestro Varese e cila është zhvilluar në Itali me rezultat 100-84.

Varese çerekun e parë e mbylli me rezultatin 33-21, pra me 12 pikë epërsi.

Çereku i dytë ishte më i mirë për Prishtinën, pasi e ngushtuan epërsinë, ku këtë çerek e humben me rezultatin 23-19 dhe me rezultatin e përgjithshëm 56-40.

Italianët nuk e diskutuan fitoren asnjëherë pasi edhe në çerekun e tretë i mposhtën mysafirët me rezultat 21-19.

Çerekun e fundit Prishtina e fitoi me rezultat 25-23, por i cili nuk ishte i mjaftueshëm, pasi rezultati final i ndeshjes ishte 100-84.

Lojtari më i mirë te Varese ishte Aleksa Avramovic me 18 pikë.

Ndërsa te Prishtina, Dardan Berisha me 24 pikë.

Rezultati i përgjithshëm nga të dy ndeshjet ishte 180-161, për Varesen.

Në videon e mëposhtme mund ta shikoni ndeshjen komplete të zhvilluar ndërmjet Vareses dhe Prishtinës.