KB Trepça kërkon nga ‘Torcida’ dhe ‘Plisat’ të mos shkaktojnë probleme

Klubi basketbollistik Trepça, ju ka bërë thirrje dy tifozërive, “Torcida” nga Mitrovia dhe “Plisat” nga Prishtina, që gjatë ndeshjes së sotme në kuadër të ligës së basketbollit të mos shkaktojnë probleme.

Sipas KB Trepça, tifozët duhet të jenë të përmbatjur dhe në përkrahje të Policisë së Kosovës.

“E dijmë se rivaliteti në mes Trepçës dhe Prishtinës gjithmonë ka qenë, është dhe kurrë nuk do të vdes, po ashtu edhe rivaliteti në mes të Torcidës dhe Plisave asnjëher nuk do të shuhet, por sot vendi ynë dhe tifozëritë tona si asnjëherë më parë kanë nevojë të janë të përmbajtura dhe në përkrahje të Policisë së Kosovës. Të mos shkaktojmë probleme sepse sot më shumë se çdo herë vendi na thërret. Do të ketë kohë edhe për rivalitet, sot duhet të fitoj Kosova”- thuhet në njoftim.

“Vendi ynë asnjëherë ska pas nevojë më shumë se sot për unitet. Andaj edhe ne si klub i ftojmë tifozëritë e të dy ekipeve që të na bashkangjiten në këtë thirrje”- . është theksuar në njoftim.

KB Trepça dhe KB Prishtina do të përballen sot me fillim nga ora 17:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.