Xhiro e 20-të në Superligën e Kosovës në Basketboll, këto janë ndeshjet e sotme

Sot zhvillohet xhiro e 20-të e Superligës së Kosovës në Basketboll.

Duke filluar nga ora 17:00 në Mitrovicë në palestrën “Minatori”, kampioni i Kupës së Kosovës në Basketboll, KB Trepça pret rivalin e vjetër KB Prishtinën.

Kjo ndeshje pritet të jetë interesantë për shkak të rivalitetit në mes të këtyre dy ekipeve.

Pas 19-të xhirove të zhvilluara, Trepça gjendet në pozitën e dytë me 32 pikë të grumbulluara ndërsa Prishtina gjendet në pozitën e tretë me 29 pikë të grumbulluara.

Takimi i dytë që zhvillohet në kuadër të xhiros së 20-të është ai ndërmjet Prizreni16 dhe Bashkimit.

Për të dy ekipet nga Prizreni kjo do të jetë përballja e dytë në mes tyre pasi para pak ditëve u përballën në çerekfinale të Kupës së Kosovës, të cilën e fitoi Bashkimi.

Në tabelën e Superligës, Prizreni16 gjendet në pozitën e pestë me 28-të pikë ndërsa Bashkimi në pozitën e gjashtë me 27 pikë të grumbulluara. Ky takim nis nga ora 19:00.