Foto: Facebook

Ndeshja kryesore e xhiros së 12-të në Ipko Superligë luhet ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës (Foto)

Ndeshja kryesore e xhiros së 12-të në Ipko Superligën e Kosovës, do të luhet ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës, me fillim prej orës 13:45.

Gjilani në xhiron e kaluar ka befasuar të gjithë me lojën e bukur, ku edhe arriti ta mposht për herë të parë në këtë sezon kryesuesin e tabelës, Feronikelin me rezultat 1:0. Prandaj, edhe këtë xhiro e pret ndeshje e vështirë ndaj Prishtinës, por nëse arrinë t’i mposht edhe kryeqytetasit nuk duhet të befasohemi.

Prishtina i shkon Gjilanit, pas një serie të mirë të rezultateve, ku në tri ndeshjet e fundit ka shënuar po aq fitore. Ndeshja kundër Gjilanit, do të jetë kruciale për skuadrën e Mirel Josës, për të ndjekur hapat për titull, në rast dështimi atëherë gjasat do të zbeheshin edhe më shumë.

Në pesë ndeshjet fundit ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës, kryeqytetasit i kanë fituar katër të tilla, ndërsa vetëm një ndeshje ka përfunduar me barazim. Pra, Gjilani që pesë ndeshje nuk din për fitore.

Gjilani pas 11 xhirove radhitet në vendin e pestë me 17 pikë. Ndërsa Prishtina në të dytin me 21 pikë.