Moti gjatë fundjavës

Sipas IHMK dy ditët në vazhdim do të shënojnë një ngritje të vogël temperaturash, me minimalet rreth 2 e 3 gradë, ndërsa maksimalet deri në 14 gradë Celcius.

“Masat e ajrit të ardhura nga pjesa juglindore e kontinentit do të mbesin prezent edhe për gjatë dy ditëve të vikendit. Në këto kushte do të mbaj mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Në pjesën perëndimore priten riga të izoluara shiu, ndërsa pjesa më e madhe e territorit mbetet nën ndikimin e vranësirave kalimtare”, thuhet në parashikimin e motit nga IHMK.

Pesë objekte pa leje po ndërtoheshin e që synoheshin të përdoreshin për turizëm në Theth.

Kështu ka njoftuar Policia e Shtetit të cilët tutje thanë se kanë nisur procedurat ligjore ndaj një shtetasi ndërsa një tjetër është në kërkim.

Policia ka njoftuar se, si rezultat i kontrolleve që po kryhen 24/7, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat turistike dhe në ato urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Postës së Policisë Theth, të mbështetura te informacionet e inteligjencës policore, evidentuan 2 raste të kësaj paligjshmërie.

Për një person policia tha se do ta hetoj në liri, një 74 vjeçar Gj.H., banues në fshatin Theth, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi S. M., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Në Theth, 74-vjeçari, kryente punime për ndërtimin e 2 objekteve prej druri, ndërsa 25-vjeçari, kryente punime për ndërtimin e 3 objekteve.

“5 objektet do të përdoreshin për qëllime turistike”- ka njoftuar policia.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”- thotë tutje njoftimi I Policisë së Shtetit.