Milan nuk di të këndellet, pëson humbje nga Fiorentina (Foto)

Milan asesi nuk po arrinë që ta gjejë rrugën e fitoreve që tri xhiro në Serie A.

Humbjen e radhës e ka pësuar nga Fiorentina, në shtëpi të vet me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 17-të në Serie A.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi super talenti Italian Federico Chiesa në minutën e 73’.

Milan pas kësaj humbje bie në vendin e pestë me 27 pikë.