FOTO: Kosovare Asllani, Facebook.

Presidentja Osmani dekoron me medalje presidenciale futbollisten Kosovare Asllani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale për Merita futbollisten Kosovare Asllani, e cila luan për ekipin italian AC Milan dhe për kombëtaren suedeze.

Këtë e ka bërë të ditur futbollistja përmes një postimi në Facebook.

“Momenti i paharruar i marrjes së Medaljes Presidenciale të Meritave” – ka shkruar ajo.

Kosovare Asllani është bërë pjesë klubit të futbollit italian AC Milan që nga qershori i vitit 2022.

Paraprakisht ajo ka luajtur për Real Madridin.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë dekorimit të futbollistes Kosovare Asllani. FOTO: Kosovare Asllani, Facebook.

 

FOTO: Kosovare Asllani, Facebook.
FOTO: Kosovare Asllani, Facebook.
FOTO: Kosovare Asllani, Facebook.