Foto: Facebook / AC Milan

Kosovare Asllani pjesë e Milanit

Kosovare Asllani është bërë pjesë e klubit të futbollit italian AC Milan.

Kjo është bërë e ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook’ duke i uruar mirëseardhje Asllanit.

Ndërsa futbollistja ka shkruar se ndihet e entuziazmuar që për dy vitet e ardhshme do të jetë pjesë e Milanit.

Kosovare Asllani luan për kombëtaren suedeze ndërsa ka qenë pjesë e ekipit të Real Madridit.