Ilustrim

Mësohen datat e ndeshjeve gjysmëfinale për Kupën e Italisë

Janë bërë publike datat e dy gjysmëfinaleve për Kupën e Italisë. Në gjysëfinale janë Inter, Milan, Juventus, Fiorentina.

Në gjysmëfinalen e parë takohen Milan-Inter dhe kjo ndeshje zhvillohet më 1 mars dhe nis nga ora 21:00.

Ndërsa gjysmëfinalja e dytë është ajo në mes të Fiorentinës dhe Juventuesit që zhvillohet më 2 mars dhe nis nga ora 21:00.

Milan dhe Inter u takuan javën e kaluar, ku Milan fitoi me rezultat 2:1, edhe pse ishte duke humbur. Kjo fitore e Milanit bëri që gara për pozitën e parë në tabelë të bëhet edhe më e ashpër.

Inter kaloi në gjysëmfinale pas fitores kundër Romës, Milan kaloi pas fitores kundër Lazio.

Fiorentina është në gjysmëfinale pas fitores kundër Atalantës ndërsa Juventus pas fitores Sassuolo.