Milan nxjerr në shitje fanellën e Shevchenkos, paratë e fituara do të shkojnë në Ukrainë

Ekipi italian, AC Milan ka vendosur ta qes në shitje fanellën e ish-sulmuesit të tyre me kombësi ukrainase, Andry Shevcheko.

Fanella e Shevchenkos është ajo që është përdorur nga lojtari në finale e Ligës së Kampionëve në vitin 2002/2003.

Shevchenko është me prejardhje nga Ukraina dhe ka reaguar që nga fillimi i luftës së Rusisë ndaj Ukrainës.

Ai ka organizuar edhe disa protesta duke bërë thirrje për ndaljen e luftës.

Të gjitha paratë e fituara nga kjo shitje do të shkojnë për popullin ukrainas.