Milan fiton ndaj Frosinones (VIDEO)

Milan ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Frosinones me rezultat 2-0, që e mban në luftë për një vend në Ligen e Kampionëve.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0.

Frosinone pati mundësi të mirë që të kaloj në epërsi me Cianon në minutën e 50’ nga penalltia, por sulmuesi i skuadrës mysafire e humbi penalltinë.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 57’ me Piatekin.

Milan e dyfishoi epërsinë me Suson në minutën e 66’.

Milan pas kësaj fitoreje i ka grumbulluar 65 pikë dhe do ta pret ndeshjen Juventus – Atalanta.

Nëse Juventus e mposht Atalantën atëherë do të dalin në vendin e katërt, në të kundërtën do të qëndrojnë përsëri në vendin e pestë.

Për t’i parë golat klikoni KËTU.