Milan dërgon ankesë në UEFA për gjyqtarin e ndeshjes kundër Atleticos, gjyqtari rrezikon pezullimin

Ekipi italian, AC Milan ka dërguar një ankesë në UEFA për gjyqtarin e ndeshjes kundër Atletico Madrid, Cunyet Cakir i cili me vendimet e tij në ndeshje, sipas rosonerëve, ndikoi edhe në rezultatin e saj.

Gjyqtari i ndeshjes fillimisht ndëshkoi futbollistin Kessie me karton të kuq në minutën e 28-të të ndeshjes e më pas në fund të ndeshjes dhuroi një penallti të dyshimtë për Atleticon, konsiderojnë milanistët.

Sipas La Gazzetta dello Sport gjyqtari turk në rast se vërtetohet se ka bërë shkelje mund të pezullohet nga Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve.

Atletico Madrid mposhti Milanin me rezultat 2 me 1, ndonëse pas pjesës së parë Milani po udhëhiqte me rezultat 1 me 0.

Të dy këto ekipe bëjnë pjesë në grupin B. Atletico deri më tash ka katër pikë, ndërsa Milani ende nuk ka arritur të marr ndonjë pikë në dy ndeshjet e para.