Liverpool-Atletico Madrid sfida kryesore në Ligën e Kampionëve

Pas sfidave të zhvilluara ditën e djeshme, sot në program është dita e dytë e xhiros së katër në Ligën e Kampionëve.

Dueli kryesor i natës së sotme është ai ndërmjet Liverpoolit dhe Atletico Madridid, ky duel nisë nga ora 21:00.

Në ndeshjen e parë ne mes këtyre dy ekipeve, Liverpool arriti që të shënonte fitore me rezultat 2:3. Ky takim zhvillohet në kuadër të grupit B. Luiz Suarez do të rikthehet ne Anfield për të përballur me ish skuadrën e tij.

Takimi tjetër që pritet të jetë interesant është ai në mes te Milan dhe Portos. Ky takim zhvillohet në ora 18:45 dhe është në kuadër të grupit B, në të njëjtin grup ku ndodhen edhe Liverpool dhe Atletico.

Takimi tjetër që nis nga ora 18:45 është ai ndërmjet Real Madrid dhe Shkaktar Donetsk, ky takim zhvillohen të kuadër të grupit D.

Takimet tjera që zhvillohen sonte janë : Manchester City-Club Brugge, Leipzing-PSG, Borrusia Dortmund – Ajax, Sporting-Besiktas Sheriff-Inter.