Liverpool- Bayern, historia e të gjitha përballjeve  (Foto)

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për 1/16 e finales në Ligën e Kampionëve, ku njëra prej ndeshjeve më interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Liverpoolit dhe Bayern Munich.

Ndeshja e parë do të luhet në ‘Anfield’, me 19 shkurt të vitit 2019, ndërsa ndeshja kthyese në ‘Alianz Arena’ me 13 mars.

Për trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, përballja me Bayern Munich, nuk është një befasi, pasi është përballur shumë herë me bavarezët sa ka qenë pjesë e Dortmundit në Gjermani.

Jurgen Klopp, nuk ka kujtime të mira në Ligën e Kampionëve nga Bayerni, pasi në vitin 2013, e kishte humbur finalen nga Bayerni, në ‘Webley’, me golin e Arjen Robben.

Përballja e parë ndërmjet Liverpoolit dhe Bayernit, ishte në sezonin 1970/71,  në çerekfinalen e “Fairs Cup”.

Ndeshja e parë në marsin e vitit 1971, ndërmjet Liverpoolit dhe Bayern Munich, kishte përfunduar me fitoren e “The Reds”, me rezultat 3-0. Në këtë ndeshje të tre golat i kishte shënuar Alun Evans.

Ndërsa në ndeshjen kthyese, Bayerni kishte fituar me rezultat 1-0, me golin e Ian Ross.

Përballja e dytë ndërmjet këtyre  dy ekipeve ishte në sezonin 1971/72.

Ndeshja e parë  ishte luajtur në ‘Anfield”, ku kishte përfunduar me rezultatin 0-0.

Ndeshjen e dytë e kishte fituar Bayerni, me rezultat 3-1, për Liverpoolin golin e kishte shënuar Alun Evans, ndërsa për bavarezët kishin shënuar Grunëalder Strasse njëherë dhe Gerd Muller dy herë.

Përballja e tretë ishte në sezonin 1980/81, në gjysmë finalen e “European Cup”.

Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 0-0.

Kurse ndeshja e dytë kishte përfunduar me barazim 1-1, e cila e kishte dërguar Liverpoolin në finale.

Foto nga gjysmëfinalja e vitit 1981

Ndeshjen e tretë në finalen e “UEFA Super Cup”, në vitin 2001, e kishte fituar Liverpooli me rezultat 3-2.

Golat për Bayernin  i kishin shënuar Hasan Salihamdizic dhe Carsten Jancker.

Ndërsa për Liverpoolin, John Arne Riise, Emile Heskey dhe Michael Owen.

Te Liverpooli vlen të theksohen lojtarët si Mohamed Salah, Xherdan Shaqiri, portieri Alisson Becker, Van Dijk.

Ndërsa te Bayerni lojtarë si Robert Lewandowski, Franc Ribery, Robben, portjeri Neuer.

Liverpool e kishte përfunduar Grupin C, në vendin e dytë me nëntë pikë nga gjashtë ndeshje, ku kishte shënuar tri fitore dhe kishte pësuar tri humbje.

Bayern Munich kishte përfunduar i pari në Grupin E, me 14 pikë, ku nga gjashtë ndeshje kishte shënuar katër fitore dhe dy barazime, por duhet të theksuar se gjermanët e kanë pasur grupin dukshëm më të lehtë se Liverpooli.

Liverpool ka pasur në grup skuadra si Napoli, PSG, Crvena Zvezda. Ndërsa Bayerni skuadra si, Ajax, Benfica, AEK Athens.