Juventus shet Pjanicin e Khediran për ta blerë Iscon

Pas transferimit të Cristiano Ronaldos, Juventus, është duke tentuar që ta forcojë skuadrën me vetëm lojtar kualitativ.

Sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, italianët janë të gatshëm të sakrifikojnë Miralem Pjanicin dhe Khediren, vetëm që ta blejnë mesfushorin e Real Madridit, Isco.

Për Iscon, janë të interesuar shumë skuadra, si Arsenal, Manchester City, Milan dhe Napoli.

Por, Juventusi shpreson që me paratë e grumbulluara nga shitja e Pjanic dhe Khediras, ta blejë Iscon, që do të bashkohej me ish-shokun e skaudrës, Cristiano Ronaldon.