Juventus ofron Dybalan dhe 50 milionë euro për Salah

Juventusi e kërkon me çdo kusht egjiptianin Salah, për të formuar një dyshe ‘vdekjeprurëse’ në sulm bashkë me Cristianon Ronaldon.

Sipas Tuttosport, Juventusi po përgatit një mega ofertë për yllin e Liverpoolit, duke ofruar Paulo Dybalan plus 50 milionë euro.

‘Zonja e Vjetër’ raportohet se janë të gatshëm të sakrifikojnë talentin argjentinas, në mënyrë që të ulin çmimin e Liverpoolit prej 200 milionë eurove për Salah.

Salah ka luajtur kundër Juventusit në vitin 2015 sa ishte anëtar i Fiorentinës, duke shënuar dy herë në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së kupës së Italisë dhe duke i shkaktuar Juves një humbje mjaft të rrallë në shtëpi.