Juventus fiton derbin ndaj Romës me golin e Mandzukiç  (Foto)

Juventus ka shënuar një fitore minimale ndaj Romës, në kaudër të xhiros së 17-të në Serie A.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Mario Mandzukiç në minutën e 35’, pas asistimit të De Sciglios.

Në pjesën e dytë Juventusit iu anulua goli i Douglas Costas, pasi u shikua sistemi VAR.

Juventus, pas kësaj fitore e ruan vendin e parë me 49 pikë.