Inter zhgënjen, nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Chievos (Foto)

Inter ka zhgënjeyer ndaj Chievos, pasi ka arritur të marrë vetëm një barazim me rezultatin 1-1, ndeshje e vlefshme kjo për xhiron e 17-të në Serie A.

Interi kaloi në epërsi në minutën e 39’ me Ivan Perisicin.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0, për Interin.

Kur u mendua se Interi do t’i marrë tre pikë në shtëpi, nuk ndodhi ashtu, pasi Pellissier shënoi golin e barazimit në minutën e 90+1’.

Interi pas këtij barazimi mbetet në vendin e tretë me 33 pikë.