
Topi- Foto: FFK
Sonte zhvillohen edhe dy ndeshje në Ligën e Kampionëve
16.2.2022 - 18:14
Sonte duke filluar nga ora 21:00 në kuadër të Ligës së Kampionëve zhvillohen edhe dy ndeshje.
Në Itali ekipi i Interit pret ekipin anglez Liverpool, një ndeshje që pritet të jetë e fortë sikur çdo përballje tjetër mes këtyre ekipeve.
Në këtë takim Interit pritet t’i mungojnë Barrella, Correa dhe Gosens, ndërsa Liverpoolit nuk pritet t’i mungojë asnjë lojtar.
Pos Inter-Liverpool në ora 21:00 zhvillohet edhe ndeshja në mes të Salszburgut dhe Bayern Munichut. Në këtë takim favorit janë bavarezët.