Fabio Capello: Kampionati 2018/19 është mbyllur në ditën në të cilën Juventusi e transferoi Ronaldon

Ardhja e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi në Juventus për 105 milionë euro, padyshim që i ka befasuar të gjithë sportdashësit.

E për çështjen e Ronaldos, ka folur edhe trajneri i njohur italian Fabio Capello për gazetën italiane “Repubblica”.

Capello ka thënë se kampionati 2018/19, e ka ditur fituesin në momentin që Ronaldo është transferuar në Juventus, pasi sipas tij Juve ishte e fortë edhe pa Ronaldon.

“E vërteta, me saktë. Kampionati 2018/19 është mbyllur ne ditën e korrikut ne te cilën Juventusi ka deklaruar transferimin e Cristiano Ronaldo-s. Edhe me pare ishin skuadër e forte, ndonjëherë jashtëzakonisht me te forte, imagjinoni me ketë transferim”.