Brendi amerikan i kozmetikës emëron produktin ‘Kosova’

Një set i qerpikëve falso është emëruar ‘Kosova’, nga kompania ‘Tarte Cosmetics’, në bashkëpunim me artisten e makiazhit, Foinika Kay.

Kompania ‘Tarte Cosmetics’  është kompani e themeluar në New York të ShBA-së  rreth vitit 1999.

Në anën tjetër, Foinika Kay ka origjinë shqiptare dhe operon me faqen e saj të Instagram-it, ‘ExteriorGlam’.

Më 15 maj, këto dyja kanë lansuar bashkëpunimin me produktin ‘Kosova’, nëpër rrjete sociale.

Në postimin e ‘Tarte Cosmetics’ thuhet se produkti është emëruar ‘Kosova’ sipas shtetit ku ka lindur Foinika.

Megjithatë, në komentet e këtij postimi në Facebook the Instagram pati komente të shumta negative që thoshin se ky emërim është ofendues dhe se Kosova nuk është shtet.

Madje nga disa komentuese me emra sllav, u nis edhe hashtagu #tarteiscancelled, ose ‘tarte u anulua’.

Njëra komentuese, në Instagram madje akuzon kompaninë se po e mbështet terrorizmin vetëm duke e përdorur emrin Kosova.

 

Deri më tani as ‘Tarte Cosmetics’ e as Foinika Kay nuk kanë reaguar ndaj këtij reagimi nëpër rrjete sociale.