Foto: Barcelona/Twitter

Barcelona fiton në ‘Old Trafford’ (FOTO)

Barcelona e ka mposhtur Manchester Unitedin vendas me rezultat 1-0.

Goli i vetëm i kësaj ndeshje u shënua në minutën e 12’ i cili ishte autogol i Luke Shaw.

Sa i përket përqindjes së topit si gjithmonë ishte në anën e Barcelonës 62% me 38% për Manchester Unitedin.

Manchester United në këtë ndeshje nuk arritur ta dërgoj asnjë goditje brenda portës së Barcelonës.