RTK - ILUSTRIM

A bën t`iu kundërviheni eprorëve tuaj?

Janë të shumta arsyet pse kolegët nuk i vijnë në ndihmë shokut të tyre që po dhunohet. Këtu përfshihen:

Kërcënime

Dhunuesi vjen vërdallë nëpër zyrë duke përdorur kërcënime me nënkuptim për shkarkim nga puna, ristrukturim (shkarkim), riorganizim (shkarkim), madje edhe marrje masash disiplinore kundër gjithkujt që i venë në ndihmë shënjestrës.

Panik

Dhunuesi krijon me qëllim panik, në mënyrë që askush mos të guxojë të flasë ose të veprojë.

Shumica nuk kanë karakter të fortë

Janë të pakët ata njerëz, të cilët, kur vjen, janë aq të ndershëm dhe të moralshëm sa që ta kundërshtojnë dhunën psikologjike, ngacmimin, korrupsionin, etj. Shënjestra përzgjidhet pikërisht nga që i ka këto cilësi të karakterit. Shumica e njerëzve thjeshtë bëjnë sehir. Vetëm shënjestra ka aq ndershmëri sa të luftojë.

Konceptet e gabuara

Njohuria rreth fenomenit të dhunës psikologjike është e ulët dhe shumë njerëz kanë mendime të vjetra të tilla si “pse nuk i del zot vetes?” dhe “po s’të pëlqeu, ik”.

Bashkëpunëtorët

Dhuna psikologjike ushtrohet gjatë një periudhe shumë të gjatë. Shënjestra fillon e fiksohet pas këtij fenomeni. Kolegëve fillon e u bie keqardhje për ty dhe fiken. Nëse dhuna psikologjike vazhdon, ka shumë gjasa që kolegët të bëhen agresivë dhe të bashkohen me dhunuesin. Ata fillojnë të të viktimizojnë, të të sakrifikojnë, pasi tashmë janë nën ndikimin e logjikës së turmës.

Dhuna psikologjike nuk dallohet

Ndryshe nga sulmi apo ngacmimi, dhuna psikologjike përbëhet nga qindra, ndoshta mijëra incidente të vogla, të cilat jashtë përmbajtjes apo të veçuara janë fare të parëndësishme. Në këtë mënyrë të tjerët nuk e shohin dot të gjithë tablonë.

Dezinformimi

Dhunuesit psikologjikë ushtrojnë kontroll dhe pushtet duke fshehur ose duke shpërndarë informacion të shtrembër, rrjedhimisht secili ka një pamje jo të qartë, ose shikon vetëm atë që do dhunuesi.

Keqardhje

Kur është në rrezik zbulimi, dhunuesi hiqet si viktimë dhe e kthen vëmendjen tek vetja vet. Ky është një shembull tjetër i manipulimit që i bën njerëzve duke shfrytëzuar ndjesinë e të ndjerit në faj si p.sh. keqardhje, dashamirësi, etj.