Ndalet rryma në Gjykatë, ndërpritet seanca - Foto: KALLXO.com

Ndalet Rryma në Gjykatë, Ndërpritet Seanca

Gjatë kohës kur po mbahet gjykimi për rastin e sulmit kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Pallatin e Drejtësisë është ndalur rryma.

Gazetari i KALLXO.com raporton se për shkak të ndaljes së rrymës është ndërprerë edhe seanca.

Kryetari i trupit gjykues njoftoi se seanca në gjykimin e katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje do të vazhdojë nga ora 13:00.

KALLXO.com raportoi se sot është duke vazhduar gjykimi për sulmin e gushtit të vitit të kaluar kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

http://kallxo.com/vazhdon-gjykimi-per-sulmin-kunder-nderteses-se-kuvendit/

Pasi ka përfunduar dëgjimi i dëshmitarëve sot është vazhduar me administrimin e provave.

Në këtë rast, të akuzuar për sulmin me mjet shpërthyes kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës janë Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Frashër Krasniqi.

Të katër të akuzuarit e këtij rasti ishin deklaruar të pafajshëm në seancën e mbajtur më 28 shkurt të këtij viti ndërsa aktakuzën e kishin quajtur politike ndërsa kërkesat e tyre për hedhje të aktakuzës dhe pushim të procedurës ishin refuzuar nga Gjykata Themelore.

http://kallxo.com/aktivistet-e-vv-se-deklarohen-te-pafajshem-e-quajne-politike-aktakuzen/

KALLXO.com ka raportuar na vazhdimësi lidhur me këtë rast dhe raportet mund t’i gjeni në këtë link.