Ministri i Drejtësisë sot jep detaje për të rikthyerit nga Siria

Abelard Tahiri, Ministër i Drejtësisë sot pritet të dalë para mediave për të treguar detajet lidhur me rikthimin e mbrëmshëm të kosovarëve nga Siria.

Një grup i kosovarëve, kryesisht gra dhe fëmijë dje kanë arritur në Kosovë.

Gra e fëmijë do të përfundonin në Qendrën e Azilit në Vranidoll ndërsa disa burra do të dërgoheshin në Burgun e Sigurisë se Lartë atë të Dyzit.

Në konferencë për media, Tahiri nuk dha asnjë detaj ndërsa premtoi se detajet do t’i jap sot.

KALLXO.com mbrëmjen e djeshme raportoi për secilin zhvillim lidhur me të rikthyerit.

https://kallxo.com/pritja-e-kosoves-per-te-kthyerit-nga-siria/