Kuvendi i Kosovës

Me 98 vota miratohet Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, janë treguar unanim edhe në votimin në lexim të parë të Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Me 98 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kaloi ky Projektligj.

Kuvendi tashmë po e shqyrton në parim Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.