Maja Kociancic | Foto: BE

Maja Kocijançiç flet për lehtësim të dialogut Kosovë-Serbi

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç ka bërë të ditur se përfaqësuesja e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica  Mogherini ka pritur në Bruksel, presidentin Hashim Thaçi bashkë me ekipin e tij.

Në fotografitë të cilat Kocijançiç i ka publikuar në Twitter shihen presidenti Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dhe përfaqësuesit e tjerë kosovarë  në ekip të presidentit.

“Bashkimi Evropian, lehtësimi dhe dialogu. Federica Mogherini mirëpret presidentin Thaçi”, ka shkruar me hashtag ajo në Twitter.

https://mobile.twitter.com/MajaEUspox/status/1037969251192238080?s=19

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pak para nisjes së takimit në Bruksel tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë po hyn në fazë të re, por se do të ketë edhe vështirësi.

“Ky proces i dialogut dhe negociatave paqësore besoj se do të shënojë një progres për paqe dhe stabilitet në rajon. Jam i vetëdijshëm që do të kemi pengesa dhe vështirësi të mëdha, por ia vlen për të punuar që të shënojmë progres.  Konflikti i ngrirë është i paqëndrueshëm. Duhet të ecim drejt të ardhmes së Kosovës, më pak ideologji jo perëndimore në Ballkanin Perëndimor. Ky dialog ka shpirtin evropian, vlerat euroatlantike të paqes stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik”, tha presidenti.

https://kallxo.com/thaci-ne-bruksel-para-dialogut-do-te-kemi-veshtiresi-te-medha/