Avni Spahiu, ish-ambasador i Kosovës në ShBA dhe Turqi | Foto: Screenshot/Rtk

Spahiu: Kosova në fokus të vazhdueshëm të diplomacisë botërore

Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA dhe Turqi, Avni Spahiu e konsideron të rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë deklaratën e fundit të presidentit të Francës, Emannuel Macron, duke e vlerësuar se diplomacia evropiane tashmë ka në fokus këtë rajon.

Spahiu në “RTK Prime”, duke e komentuar paralajmërimin e presidentit Macron se do të marrë masa ndaj të mëtejshme ndaj Kosovës dhe Serbisë, nëse nuk sillen me përgjegjësi, tha se vet fakti që përmendet Kosova në përgjithësim të situatave në botë, tregon që këtu kemi një fokusim të vazhdueshëm të diplomacisë botërore në këtë rast i presidentit francez.

Sipas tij, ky fjalim i presidentit francez paralajmëron disa pika që janë të rëndësishme.

Njëra, siç tha ai, është progresi mes Kosovës dhe Serbisë në dialog, i cili është bërë një preokupim ndërkombëtar dhe, siç potencoi ai, presin që kësaj vjeshte të ketë diçka pozitive.

“Ndërkaq pika e dytë është që kësaj vjeshte të ketë një dinamizim të diplomacisë në Kosovë dhe të diskutimit të çështjeve të cilat mund të jenë pozitive, por që mund të sjellin edhe çështje që do të çonin në destabilizimin e rajonit”, tha Spahiu në ‘RTK Prime’.

Pika e tretë, sipas tij, është se presidenti francez bashkë me kancelarin gjerman, si personalitete nga të cilët ka ardhur plani për marrëveshjen e Ohrit dhe të cilët po dëshmojnë që e kanë marrë këtë punë me seriozitet, duan të shohin përparim në këtë aspekt.

Edhe politikologu Milazim Koci e vlerëson tejet të rëndësishme paralajmërimin e presidentit francez, edhe për faktin se ai bashkë me kancelarin gjerman, janë hartues të marrëveshjes së Ohrit.

“Sinjalizimi i presidentit Macron është shumë serioze, pasi pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkim Evropian, lokomotivë e BE-së është Gjermania dhe Franca, e në rastin  e Kosovës janë edhe më shumë  sepse ata, janë edhe hartues të Marrëveshjes franko-gjermane”, tha ai.

Koci tha se kjo çështje duhet të trajtohet seriozisht në Kosovë, edhe për faktion se i pari i Francës ka përmendi rishikimin për vizat.

“Përherë të para nga një qendër e tillë evropiane i është dërguar sinjali të dy palëve, dhe mendojë se është mjaftë serioze. Unë sot kam lexuar dhe dëgjuar shumë komente të ndryshme, se kjo çështje është më shumë taktikë, sinjalizim, presion sepse për këtë çështje vendosë Komisioni Evropian, por unë nuk mendoj që është ashtu, sepse Macron dhe Scholz janë autoritetet më të larta të BE-së”, tha ai./Rtklive