Një person në Skenderaj kërcënohet përmes mesazheve

Në fshatin Morinë të Skenderajt një person ka raportuar se është kanosur përmes SMS-ve.

Sipas policisë, raportuesi kishte njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshje ishte kanosur përmes SMS nga një i dyshuar.

Pas kësaj, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim te prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti raportohet të ketë ndodhur me 30 tetor rreth orës 19:00.