Policia kërkon nga drejtuesit e automjeteve t'i posedojnë pajisjet dimërore nga kjo datë

Policia e Kosovës ka kërkuar nga pjesëmarrësit në trafik, respektivisht drejtuesit e automjeteve, që të kenë pajisjet dimërore për automjetet e tyre.

Policia në një njoftim në Facebook, ka shkruar se nga data 15 nëntor 2021, deri  më 15 mars 2022, kërkohet që mjetet në qarkullim t’i kenë pajisjet dimërore.

“Apelojmë për të gjithë shoferët që të fillojnë përgatitjet e mjetit dhe të jenë të kujdesshëm gjatë këtij sezoni dimëror”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.