Policia jep detaje për therjen me thikë në Prishtinë

KALLXO.com raportoi të mërkurën se një rrahje ka ndodhur në rugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, nga e cila një 26-vjeçar u ther me thikë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë është është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht duke e godit me thikë viktimën mashkull kosovar.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.