Incident në Prishtinë, theret me thikë një 26-vjeçar

Një rrahje ka ndodhur rreth një orë më parë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka njoftuar se nga informacionet e para dyshohet që viktima, 26-vjeçar, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Me të marrë informatë policia me veprime të shpejta ka arritur që në vendin e ngjarjes të arrestoj të dyshuarin A. K. 39 vjeç dhe të njëjtin  ka dërguar në stacionin policor për procedim të mëtejmë”, ka bërë të ditur zyrtarja policore.

Policia e Kosovës aktualisht po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.