Foto: Kallxo.com

Policët e Kosovës dënohen për 168 euro dredhëza

Gjykata në Gjakovë i ka dënuar sot dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës me nga gjashtë muaj burg.

Mirëpo ky dënim me pëlqimin e të akuzuarve dhe avokatëve të tyre, u zëvendësua me gjobë në shumë prej 2,000 euro.

Të dy policët doganorë akuzohen se në pikën kufitare Kosovë – Shqipëri në Qaf-Prush, duke mos i regjistruar, kishin lejuar hyrjen e mallrave komerciale në vlerë prej 168.25 euro.

Seancën e kaluar prokurori kishte përmirësuar shumën në aktakuzë me të cilën është dëmtuar buxheti i Kosovës.

Gjykimi i dy policëve për 40 pako me dredhëza, dëshmitari thotë se të gjitha i kishte për nevoja të familjes

Ata akuzoheshin se kishin lejuar kalimin e dy veturave me mallra komerciale, të dy personave Bajram Gjoka dhe Muhamet Tahiri, pa regjistrimin e tyre.

Gjykimi i dy policëve për 40 pako me dredhëza, dëshmitari thotë se të gjitha i kishte për nevoja të familjes

Në këtë pikë kufitare, Prokuroria pretendon se personat Bajram Gjoka dhe Muhamet Tahiri në orën 18:00 deri në ora 18:30, kanë qenë në pikën kufitare duke pritur që të kalojnë kufirin.

Një seancë kishte dështuar si pasojë e mungesës së përfaqësuesit ligjor të doganës së Kosovës.

Gjakovë: Policët akuzohen për 40 pako dredhëza

Në këtë rast është dëgjuar udhëheqësi i kalimit kufitar Qaf-Morinë, bashkë me dy dëshmitarë të tjerë, Bajram Gjoka dhe Muhamet Tahiri.

Gjykimi i dy policëve për 40 pako me dredhëza, dëshmitari thotë se të gjitha i kishte për nevoja të familjes

Dy zyrtarët policorë Deva dhe Shala akuzoheshin nga Prokuroria për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës së tyre zyrtare.

Prokuroria thotë se këto veprime kanë ndodhur në Prill të vitit 2018.

Në muajin maj, policët kishin kundërshtuan aktakuzën e Prokurorisë duke kërkuar që të hedhet si e pabazuar.

KALLXO.com ka raportuar edhe më herët për këtë rast.

Ismet Deva dhe Bit Shala ishin deklaruar të pafajshëm në akuzat me të cilat ngarkoheshin.

Gjakovë: Policët akuzohen për 40 pako dredhëza

Në aktakuzë thuhet se veturën e parë të ngarkuar me perime, fruta të ndryshme e fidane të vogla, e drejtonte Muhamet Tahiri, ndërsa veturën e dytë i cili kishte 40 kuti me dredhëza, e drejtonte Bajram Gjoka.

Gjithnjë sipas aktakuzës, në atë kohë dhe në atë pikë të kalimit kufitar nuk kishte oficerë doganorë si kompetentë për të vlerësuar dhe lejuar hyrjen e mallrave.

Mirëpo, këto mallra janë lejuar që të hynin nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës, duke i shkaktuar shtetit të Kosovës dëm material në shumë prej 168.25 euro.

Gjakovë: Policët akuzohen për 40 pako dredhëza