Përfundon edhe një seancë e mbyllur në Speciale

Ka përfunduar seanca e sotshme e cila u zhvillua e mbyllur në Dhomat e Specializuara në Hagë kundër Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së: Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, të cilët po përballen me akuza për krime të pretenduara lufte dhe kundër njerëzimit.

Në seancën e sotme ka vijuar dhënia e dëshmisë nga ana e dëshmitarit të dytë.

Edhe në seancën e sotme përveç rasteve kur gjykatësi kryesor e merrte fjalën për të drejtuar procedurën gjyqësore, me kërkesë të prokurorisë, në secilin rast tjetër seanca ka qenë pa zë, si dhe pa pamje nga ana e dëshmitarit që merrej në pyetje apo ata që e kryenin procesin e marrjes në pyetje.

Gjithçka që ka mundur të kuptohej ishte se procesi maratonik i marrjes në pyetje të dëshmitarit të dytë nisur një ditë më parë, i cili dje deklaroi se ishte anëtar i LDK-së që nga vitet ’90 dhe edhe pjesëtar i UÇK-së gjatë luftës, nga ana e prokurorit të Speciales ka përfunduar.

Më tutje gjyqtari kryesor Charles Smith III i’a ka kaluar marrjen në pyetje mbrojtësit të viktimave, Simon Laës.

Nesër më 19 Prill 2023 dhe pasnesër 20 Prill 2023, janë caktuar seancat e radhës të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Të gjitha raportimet e KALLXO.com lidhur me këtë proces gjyqësor në Hagë mund t`i lexoni duke klikuar në LINK