Foto: Kallxo.com

Malishevasi pranon se e kishte mbajtur pa leje armën e dajës

Hajzer Kryeziu, pranoi fajësinë në gjykatën e Gjakovës për akuzën e armëmbajtjes pa leje.

Të njëjtin, Prokuroria e akuzon se kishte mbajtur një pushkë gjuetie gjysmë automatike “Qifsan”.

Duke pranuar fajin, ai tha se arma kishte qenë e dajës së tij tashmë të ndjerë.

Sipas aktakuzës, në tetor të vitit 2016 rreth orës 23:00 në fshatin Kijevë të Malishevës, patrulla e Policisë ka vërejtur Hajzer Kryeziun duke hyrë në hotelin “Berisha” me armë në dorë.

Hajzer Kryeziu u sjell në gjykatë nga Stacioni Policor në Malishevë, pasi që ndaj të njëjtit ka qenë i lëshuar fletërreshtim.

Për këtë rast, shpallja e aktgjykimit do të bëhet ditën e nesërme.