Gjykata ndalon publikimin e deklaratave të dëshmitarëve në procesin gjyqësor ndaj ish drejtorit të Inspektoratit në Pejë

 

Në Gjykatën e Pejës ka vazhduar gjykimi ndaj ish drejtorit të Inspektoratit të Komunës së Pejës, Demë Dashi, i cili po akuzohet se me dashje nuk i kishte përmbushur detyrat zyrtare të domosdoshme të përcaktuara me ligj gjatë periudhës 7 maj 2014 – deri më 14 nëntor 2016.

Sot para gjykatës kanë dalë për të dëshmuar 3 dëshmitarë.

Por kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Nushe Kuka- Mekaj përmes vendimit të marrë sot ka ndaluar publikimin e dëshmive të dëshmitarëve.

Gjyqtarja tha se publikimi i dëshmive mund të bëhet pas përfundimit të dëgjimit të të gjithë dëshmitarëve me qëllim që të pamundësohet bashkërendimi i deklaratave të tyre.

Seanca e radhës do të mbahet më 16 shtator 2021.

Prokuroria e akuzon Dashin se ka lejuar ndërtimin e mbi katërmbëdhjetë objekteve shumë banesore në regjionin e Pejës, pa leje dhe me tejkalim të lejeve urbanistike.

Sipas aktakuzës, ai u ka mundësuar përfitim të kundërligjshëm disa personave.

Gjykimi ndaj ish-drejtorit të Inspektoriatit në Pejë, dëshmitari ftohet gabimisht (kallxo.com)