Pamje nga mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës

KGjK mban mbledhje online

Përmes një komunikate për media Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka njoftuar se nesër parashihet të mbahet mbledhja e 232-të e KGjK-së.

Kjo mbledhje është thënë se do të mbahet online përmes aplikacionit “zoom”, kjo për shkak të situatës së krijuar pas shfaqjes së virusit COVID-19.

Ndër pika të rendit të ditës së kësaj mbledhjeje janë: Shqyrtimi i ekstrakteve të disa procesverbaleve të kaluara, shqyrtimi i draft raportit vjetor të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2019, transferimi i jashtëzakonshëm i gjyqtarëve tre gjyqtarëve: Nushe Kuka Mekaj, Lutfi Shala, Gordana Virijević dhe Boban Aleksić si dhe shqyrtimi i propozimit të Gjykatës Themelore në Gjilan për nënkryetar të Gjykatës.