Gjykata Supreme e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Supremja në 2023-tën zgjidhi 1848 lëndë, 214 ende të pakryera

Në mbledhjen e 319-të Këshillit Gjyqësor, ndër të tjera u preztua edhe puna e Gjykatës Supreme nga kryetari i kësaj gjykate, Fejzullah Rexhepi.

Rexhepi theksoi se për vitin 2023 kjo Gjykatë ka pranuar 1860 lëndë, ku prej tyre janë kryer 1848 lëndë.

Të pakryera kanë mbetur 214 lëndë.

Në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor u prezantua efikasiteti i gjykatave për vitin 2023 të të gjitha gjykatave themelore të vendit, përfshirë edhe gjykatën e Apelit, Supremes, Komerciales, dhe Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme.

Gjatë vitit 2023, Supremja ka nxjerrë 5 mendime juridike, 3 udhëzues, 1 qëndrim parimor, dhe 1 doracak.

Kurse, Valdete Daka nga Paneli i Lirimit me Kusht në kuadër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), ka bërë të ditur të dhënat e kërkesave për vitin 2023, nga të dënuarit që të lirohen me kusht.

Këto të dhëna u shpalosën në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor të mbajtur sot, nga kryesuesi Albert Zogaj.

Daka theksoi se për vitin 2023 kanë pranuar 872 kërkesa, 110 prej tyre të trashëguara nga viti 2022.

Nga këto kërkesa janë shqyrtuar 816, ku janë aprovuar 395 prej tyre, kurse janë refuzuar 376.

Daka theksoi se vetëm 8 kërkesa kanë ardhur nga të dënuara – gra, kurse 12 nga të dënuar – të mitur.

Në këtë mbledhje u disktua efikasiteti dhe raportet vjetore të gjitha gjykatave në vend, duke filluar nga Supremja, e deri tek të gjitha gjykatat themelore.

Kjo është mbeldhja e 319-të e këtij institucioni.

Ndër pikat tjera të rendit të kësaj mbledhjeje ishin edhe Raportimi nga Departamentet Speciale të gjykatave themelore dhe asaj të Apelit për punën e tyre gjatë vitit të kaluar.

Tutje pritet të miratohet edhe plani i punës për vitin 2024 për të gjitha gjykatat.

Në mbledhjen në fjalë do të ketë shyqrtim edhe të një ankese të bërë nga gjyqtarja Kaltrina Emini- Haxhiu ndaj njoftimit të kryetare së Gjykatës Themelore të Prishtinës.