Foto: KALLXO.com

Gjykata e Prizrenit vendos për shikimin e vendit të ngjarjes në rastin e vërtetimit të pronësisë në bazë të trashëgimisë

Gjykata e Prizrenit ka marr vendim që të bëhet shikimi i vendit të ngjarjes nga ekspertë të gjeodezisë në rastin ku paditësit Shpresa Hoxha, etj., nga të paditurit Mehmet Hoxhaj, etj., po kërkojnë vërtetimin e pronësisë në bazë të trashëgimisë.

Ky vendim u mor të mërkurën nga gjykatësi i çështjes, Shaban Shala.

Në shyqrtimin përgatitor paraprkisht u bë edhe leximi i padisë nga ana e palëve.

I autorizuarve i paditësve, Naim Kurtishi deklaroi se ngelet në tërësi si në të dhënat e cekura në padinë e shkruar.

Ai shtoi se kërkesë padia është e bazuar në rrethanat se testamentet e përpiluara janë pa bazë ligjore ngase kur është përpiluar testamneti e ndjera Xh. H., nuk ka qenë pronare e kësaj paluajtshëmrie por bashkëshorti i saj.

Tutje Kurtishi theksoi se me vendimin trashëgimorë të vitit 2013, është shqyrtuar trashëgima e të ndjerit dhe trashëgimtarët janë shpallur bijtë e të ndjerës Xh. H., Mehmet, Tahir dhe Afrim Hoxhaj.

“Nga provat materiale rezulton se kërkesë padia me të cilën kërkohet anulimi i testamenteve dhe paditësit kërkojnë t’i njihet e drejta në bazë të trashëgimisë të asaj pjese që i ka takuar të ndjerës Xh. H.”-u shpreh avokati Kurtishi.

Në anën tjetër, Ruzhdi Berisha i autorizuari i të paditurit- kundërpaditësit Mehmet Hoxhaj, ka deklaruar se kërkesa e paraqitur është e pabazuar ngase sipas tij testamenti është bërë në bazë të vullnetit të lirë.

“Konsideroj se nga shkresat e lëndës pa mëdyshje rrjedh se testamentet në fjalë janë përpiluar në bazë të vullnetit të lirë të testatores”- tha përfaqësuesi Berisha.

Lidhur me kërkesë-padinë Berisha kërkoi që pas administrimit të provave dhe shqyrtimit gjykata ta refuzojë si të pabazuar dhe ta aprovojë kërkesën nga kundër-padia.

Kurse, Valbonë Morina e autorizuar e paditësve të tjerë Afrim Hoxhaj, etj., mbështeti pretendimet e avokatit Naim Kurtishi duke i propozuar gjykatës që ta aprovojë kërkesë-padinë si të themeltë dhe ta refuzojë kundër-padinë e Mehmet Hoxhajt.

Në fund, i autorizuari i paditësve avokat Naim Kurtishi kërkoi nga gjykata që të administrohen provat dhe të bëhet një raport nga ngastra kadastrale. I njëjti propozoi që që të bëhet edhe dëgjimi i dëshmitarëve dhe të administrohet si provë angazhimi i ekspertit të gjeodezisë.

Propozimi i ekspertit nuk u kundërshtua nga palët e tjera.

Pas kësaj gjykata mori vendim që më 10 gusht 2023, të bëhet shikimi i vendit të ngjarjes me ekspertë të gjodezisë me qëllim të identifikimit të ngastrës kontestuese dhe të jepet historiati i tyre.

Po ashtu, gjykata do të vendosë edhe sa i përket lejueshmërisë së kundër-padisë së të paditurit, Mehmet Hoxhaj.

Sipas padisë të datës 22 korrik 2015, gjatë procedurës së trashëgimisë CT nr. 6/15 në Gjykatën Themelore të Prizrenit, të paditurit janë deklaruar në ekzistimin e testamentit, por më pastaj janë prezantuar dy testamente ai i datës 22 maj 2012 dhe datës 14 maj  2013 si dhe një testament i tretë.

Tutje në padi thuhet se paditësi konsideron se testamentet e parashtruara nuk janë të besueshme ngase se në momentin e përpilimit petatori është manipuluar në drejtim të përjashtimit të paditësit. Kjo vërtetohet me ndërrimet e shpeshta të këtyre akteve përkatësisht faktit të njoftuar edhe të gjithë trashëgimtarëve ligjor kur trashëgimlënësja gjatë qëndrimit në spital decidivisht ka kërkuar nga trashëgimtari A. që të mos e le “djalin” mendohet për mos e lë “djalin” – për paditësin pa pjesë të duhur të trashëgimisë.

Në padi më tej thuhet se sipas të gjitha gjasave edhe me rastin e përpilimit të testamenteve testatorja, ka qenë në gjendje jo të mirë shëndetësore, sidomos nuk ka qenë në gjendje të sheh, andaj edhe parashtrohet dyshimi i mundësisë së nënshkrimit e sidomos nëse kihet parasysh krahasimi i nënshkrimeve të paraqitura si të testatorit.

Rasti është duke u rigjykuar kjo pas vendimit të Gjykatës së Apelit.