Ferizaj, fëmija 3-vjeç bie nga traktori, dërgohet në QKUK

Një fëmijë 3-vjeç ka pësuar lëndime trupore për çka është dërguar në QKUK.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në Ferizaj.

Policia thotë se dyshohet që fëmija nga pakujdesia është rrëzuar nga traktori.

Rasti, i cili po trajtohet si lëndim aksidental, është duke u hetuar.