Ilustrim Ndërtimtari - Foto: Rtv21

Suharekë, punëtori rrëzohet nga një lartësi prej 4 metrash

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi ka rënë nga një lartësi prej 4 metrash.

Rasti ka ndodhur në fshatin Grejkoc të  Suharekës dje rreth orës 12:30.

Policia thotë se personi është rrëzuar deri sa ishte duke punuar në objektin e një kompanie.

Viktima është dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe inspektorët e punës.

Rasti po trajtohet si lëndim aksidental.