Ilustrim

Dyshohet se u rrëzua në një lokal, vdes në QKUK gruaja nga Ferizaj

Një grua nga Ferizaj që ishte lënduar aksidentalisht më 1 qershor, ka vdekur të mërkurën QKUK.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime” – njofton Policia e Kosovës.

Në raportin policor të 1 qershorit thuhet se viktima dyshohet se ishte lënduar pasi që nga pakujdesia është rrëzuar në një lokal.

Policia e ka cilësuar rastin si “lëndim aksidental (hetim i vdekjes)”.