Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Lëndohet aksidentalisht një punëtor në Suharekë

Një burrë është lënduar aksidentalisht në Suharekë gjatë kohës sa ishte në vendin e tij të punës.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka thënë se ngjarja ka ndodhur më 19 qershor 2023, rreth orës 10:20.

“Viktima derisa ishte në vendin e tij të punës aksidentalisht është rrëzuar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore” – thuhet në raportin 24-orësh.

Tutje është thënë se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët e punës.

I njoftuar për rastin është edhe prokurori kujdestar, përderisa është thënë se rasti vazhdon në procedurë hetimore.

KALLXO.com raportoi sot se një punëtor në Ferizaj ka vdekur pasi dyshohet se ka rënë nga lartësi në vendin e punës ku ai ishte duke punuar.

 

Vdes punëtori në Ferizaj pasi bie nga lartësia