Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

U godit nga vetura e cila nuk ishte frenuar, vdes një burrë në QKUK

Policia ka raportuar se një burrë i cili ishte duke u trajtuar që nga 5 qershori në QKUK për shkak të lëndimeve që kishte marrë ka vdekur ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sipas raportit shtesë të policisë, burri ka vdekur gjatë ditës së djeshme rreth orës 13 e 30.

Në raportin e mëparshëm, policia kishte njoftuar për një lëndim që kishte ndodhur në fshatin Zhur të Komunës së Prizrenit me datë 5 qershor të këtij viti.

Viktima dyshohej se ishte goditur nga vetura e cila nuk ishte e siguruar në frenim dhe ka lëvizur mbrapa.

I njëjti kishte marrë lëndime trupore dhe ishte vendosur për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rasti është cilësuar si lëndim aksidental.