Gjykata Themelore në Prishtinë - Foto: KALLXO.com

Drenas, paraburgim për të dyshuarin për dhunë ndaj vajzës së tij

Gjykata në Drenas i ka shqiptuar masën e paraburgimit një të dyshuari për dhunë në familje.

Sipas njoftimit të gjykatës, vendimi për ta vendosur të dyshuarin B.K. në paraburgim për një muaj është marrë pas kërkesës së prokurorit.

“Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri i pandehuri B.K. mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale, po ashtu mund të ndikojë edhe në të dëmtuarën – vajzën e tij”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.

Ky botim është prodhuar si pjesë e projektit “Mbështetja e medieve dhe gazetarisë për të drejtat e njeriut në Kosovë”, përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe realizuar nga Kosovo 2.0, CEL dhe QKSGJ. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Internews Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i BE-së,  K2.0, CEL apo QKSGJ.