Aktakuzë ndaj një personi për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përmes njoftimit për media, ka bërë të ditur se ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit Z. V. për veprën penale – Krimet e luftës kundër popullsisë civile.

Vepra penale me të cilën ngarkohet i pandehuri – Krimet e luftës kundër popullsisë civile buron nga neni 142 të Kodit penal të ish-Jugosllavisë i cili ishte në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Speciale njofton se kjo është aktakuza e gjashtë për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë, prej të cilave dy janë në praninë e të pandehurit ndërsa katër të tjera janë për gjykim në mungesë.