Zyrtare: Një pjesëtar i FSK-së i përfshirë në plagosjen në “Bon Vivant”
Forca e Sigurisë së Kosovës ka konfirmuar me anë të një postimi zyrtar në rrjetin social Facebook se një nga pjesëtarët e saj është i përfshirë në ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në lokalin “Bon Vivant”.
“Forca e Sigurisë së Kosovês pas verifikimit të të gjitha informatave nga autoritetet kompetente të sigurisë, do të veproj bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi të FSK-së”- thuhet në njoftimin e tyre.
Gjithashtu ky institucion demantoi lajmet që qarkulluan gjatë ditës së sotme se personi që vdiq nga plagosja e mbrëmshme në “Bon Vivant” është pjesëtar i saj.
“Informacionet që janë duke qarkulluar në media për rastin e mbrëmbshëm se i vrari është pjesëtarë i FSK-së, nuk janë të vërteta”- ka shkruar FSK përmes një njoftimi në Facebook, faqen zyrtare.
17 persona kanë mbetur disa të plagosur e disa të lënduar pas të shtënave me armë që u raportuan se ndodhën në orët e vona të mbremjes së kaluar në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë.
Një nga të plagosurit siç ka raportuar KALLXO.com mëngjesin e sotëm ka vdekur nga plagët e marra në pjesën abdominale të trupit.
Viktima është i moshës 39 vjeçe. Në anën tjetër edhe pesë të plagosur të tjerë po trajtohen ende në QKUK dhe janë jashtë rrezikut përjetë.
Të tjerët persona që u lënduan kryesisht plagët u ishin shkaktuar nga thyerja e shisheve të qelqit brenda lokalit.
Policia e Kosovës njoftoi se e gjitha nisi pas një mosmarrëveshje e që kaloi në të shtëna me armë.